Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Serbia s’ka ambicie të bëhet anëtare e NATO-s dhe se dëshiron të ruajë pozitën e neutralitetit të vet ushtarak.
Ai njëkohësisht ka përsëritur përcaktimin për bashkëpunim partneriteti me NATO-n në kuadrin e programi Partneritet për Paqe.
Daçiq ka treguar për rëndësinë që ka “mos zvogëlimi i pranisë së KFOR-it në Kosovë, si garanti kryesor i sigurisë në krahinë”, përcjell FoNet kumtesën e MPJ të Serbisë, transmeton Koha.net.
Në veçanti ai ka theksuar rëndësinë e garancive siguruese të NATO-s se FSK nuk do të ketë qasje në veri pa pajtimin KFOR-it.
Daçiqi ka theksuar edhe rolin shumë të rëndësishëm që KFOR-i e ka në implementimin Marrëveshjes së Brukselit.