Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, pas Prizrenit do ta vizitojë manastirin në Graçanicë.
Aty kanë dalë simpatizantët e partisë së tij, të cilët hynë në manastirëme pankarta dhe flamuj, kurse një pjesë tjetër po e presin jashtë rrethojave të manastirit.
Daçiq së pari do ta vizitojë manastirin dhe pastaj do t’i drejtohet qytetarëve me një fjalim.
Vizita e Daçiqit është me arsyetimin se do t’i vizitojë patrikanën e Pejës, Kishën e Levishës në Prizren dhe manastirin e Graçanicës, por jo edhe për fushatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë. /KP/