Telegrafi

Daçiq: Tërheqja e njohjes së Kosovës, dëshmi e miqësisë së Surinamit me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur një një takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Surinamit, Mohamed Faisel Nersalim, të cilit i shprehu falënderimin e thellë të Serbisë për vendimin e Surinamit që të tërheq njohjen e  pavarësisë së Kosovës.

Ministri Daçiq theksoi se një vendim i tillë është një shenjë e miqësisë dhe pa dyshim do të kontribuojë në marrëdhënie më të ngushta dhe në forcimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Surinamit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton Beta, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit Qeverisë serbe, ministri Nersalim ka thënë se Qeveria e Surinamit i kushton rëndësi të madhe parimit të mosndërhyrjes në çështjet e brendshme, kryesisht vendeve mike, si Serbia.

Ai vuri në dukje se vendimi për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte parimor dhe se u miratua pas konsultimeve të gjata dhe me marrëveshjen me Presidentin e Surinamit. /Telegrafi/