Site icon Telegrafi

Daçiq: Sot nuk flasim për Haradinajn

Pas vendimit të drejtësisë franceze për lirimin me kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se qeveria e Serbisë, sot nuk do të deklarohet rreth këtij rasti.

Televizioni shtetëror serb, RTS raporton se kryeministri Aleksandar Vuçiq e ka thirrur një mbledhje të qeverisë serbe për të premten gjatë të cilës do të dilet me një qëndrim.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u lirua të enjten me kusht nga paraburgimi, me kërkesën që të mos largohet nga Franca deri në vendimin e radhës të gjykatës.

Haradinaj u ndalua javën e kaluar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të vjetër të Serbisë. /rel/

Exit mobile version