Site icon Telegrafi

Daçiq: Shqiptarët po paguajnë para për t’u anëtarësuar në Interpol

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e Interpolit.

Madje, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, mesazhi i Daçiqit për institucionet në Kosovë është që më mirë të mos aplikojnë për anëtarësim në Interpol, sepse sipas tij, do të përjetonin një debakël.

Lexo po ashtu Daçiq: Ndërkombëtarët po na bëjnë presion rreth njohjeve të Kosovës

Kjo gjë, siç ka thënë tutje, nuk do të ndodhë edhe pavarësisht të presionit që po u bëhet vendeve të ndryshme për ta votuar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Presionet janë jashtëzakonisht të fuqishme me mbështetjen e vendeve perëndimore dhe islamike”, citohet të ketë thënë ai për Tanjug.

Dhe si gjithmonë, pretendimet e Daçiqit nuk ndalen me kaq.

Ai ka shtuar gjithashtu se shqiptarët po shqyrtojnë mundësinë që delegacioneve që nuk kanë para, tua paguajnë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimin në Dubai. /Telegrafi/

Exit mobile version