Site icon Telegrafi

Daçiq: SHBA-të pro nënshkrimit të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës sikurse Izraeli me Egjiptin

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, gjatë një interviste dhënë televizionit serb “TV Prva”, ka thënë se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit mund të konstatohet se deri tek marrëveshja nuk do të arrihet edhe aq shpejt, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Trump letër Thaçit: Shfrytëzoni momentin unik për marrëveshje me Serbinë

“Kanë qenë të gatshme të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne të arrijmë marrëveshje, pasi që ata nuk janë pjesë e dialogut dhe nuk e përcaktojnë kohën për këtë, por gjithçka që po ndodh tani me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe masat e ndërmarra nga Prishtina, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrihet aq shpejt”, ka shtuar Daçiq.

Kujtojmë se ditë më parë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes të cilës u bën thirrje liderëve të dy vendeve të shfrytëzojnë momentin unik për një marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version