Veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq i sheh si presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën, “por mbetet të shohim se si do ta zgjidh këtë çështje bashkësia ndërkombëtare”.
Këto komente, siç raporton Beta, shefi i diplomacisë serbe i ka bërë sot, duke iu drejtuar Kuvendit të Forumit të Gruas të Partisë Socialiste të Serbisë, parti kjo, të cilën e udhëheq Daçiq
“Dëshiroj të shoh se si komuniteti ndërkombëtar do ta zgjodh tani çështjen e Kosovës dhe të këtyre taksave. Ata i krijuan, ata le t’i zgjidhin tani. Tani ata [Qeveria e Kosovës] nuk duan të dëgjojnë, dhe kur dikush nuk dëgjon, atëherë dihet çka meriton”, tha Daçiq në Krushevc, duke iu drejtuar grave të partisë s tij, përcjell Telegrafi.
Ai përsëriti se socialistët kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë nuk mund t’i detyrojë askush.
“Ky në fakt është presioni që ne e njohim Kosovën. Ky është presioni që të thuhet e situata është e pashpresë, dhe ne duhet ta njohim Kosovën. Atyre po ju shkon keq, asnjë qëllimi i tyre nuk është realizuar”, ka thënë Daçiq.
Ai tha se qëllimi i Serbisë nuk është që të shkaktojë probleme Kosovën, por për të zhvillojë dialog, që të dihet se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur dhe se “në saje të kësaj qeverie, ndër të tjera edhe partisë tonë, çështja e Kosovës përsëri u kthye në rendin e ditës”. /Telegrafi/