Site icon Telegrafi

Daçiq: Serbia nuk do të lejojë të jetë viktima më e madhe e krizës së emigrantëve

Serbia nuk do të lejojë të jetë viktima më e madhe e valës së emigranteve, duhet të jetë në kontakt me vendet e të ashtuquajturës rutë ballkanike dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e interesave të veta shtetërore dhe kombëtare, theksoi ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

“Mbyllja e kufijve nuk është njëjtë si edhe ngritja e rrethojave, por për çdo rast Serbia ndodhet në situatë kur duhet të ndjekë me shumë kujdes se çka po ndodhë. Kjo do të thotë se Serbia po përgatitë masa të cilat do ta garantojnë sigurinë e interesave nacionale dhe shtetërore. Treguam se jemi humanë, por nuk do të lejojmë të jemi viktima të krizës së emigrantëve”, deklaroi Daçiq pas vizitës së djeshme në Hungari dhe takimit me kryeministrin Viktor Orban.

Ai nuk kumtoi më tepër hollësi për masat e paralajmëruara, por theksoi se janë të domosdoshme kontaktet e përhershme me vendet të cilat ndodhen në pjesën e epërme të rutës ballkanike, por edhe se pozita e Serbisë varet nga ajo që më tutje do të ndodhë në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Turqisë në kuadër të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. /kp/

Exit mobile version