Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, pretendon se ka shumë njerëz të cilëve sipas tij nuk u pëlqen suksesi i diplomacisë serbe dhe se po sipas tij, tanimë një numër i vendeve janë duke shqyrtuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
“Na kërkohet që të ndalojmë lobimin për tërheqjen e njohjes, por në të njëjtën kohë, Prishtina me mentorët e tyre vazhdojnë lobimin për e njohjen e Kosovës. Kjo nuk do të funksionojë”, citohet të ketë thënë Daçiq për “Novosti”.
Një deklaratë e tillë e tij, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka ardhur pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se është kërkuar nga Beogradi “armëpushim” në lobimin për vendet individuale në tërheqjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Unë nuk e di në çfarë rrethana të tjera do të duhej për të arritur një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, veçse në paqe. Është e qartë se Haradinaj po e humb durimin dhe po e përmend luftën”, ka thënë Daçiq për” Novosti”. /Telegrafi/