Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq do të përfaqësojë Serbinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën, ku paraqitet raporti tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Siç njofton Ministria e Jashtme e Serbisë, Daçiq do të paraqesë qëndrimin e Serbisë për gjendjen aktuale në Kosovë, për periudhën 16 korrik dhe 15 tetor 2016.
Në raport, mes tjerash, Daçiq do të theksoi rëndësinë e që ka misioni i UNMIK-ut për Serbinë, transmeton KosovaPress.