Telegrafi

Daçiq: Para arrestimit, Millosheviqit i është ofruar ikja për në Rusi – por ai e refuzoi

Tanimë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) i ofroi ish-presidentit të Jugosllavisë dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Sllobodan Milosheviç të shkonte në Rusi, por që ai e refuzoi sepse ai mendoi se nuk kishte prej kujt të ikte.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq, duke folur për periudhën pas ndryshimeve demokratike më 5 tetor 2000, tha se gruaja e Millosheviqit, Mirjana Markoviq ishte kundër largimit.

“Ishte e lehtë atëherë të bindje Millosheviqin të mos ikte… Kush e di se çfarë do të ndodhte ndërkohë”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Ai shtoi se në kohën kur Millosheviç u arrestua, ai ishte përpara vilës së tij në Dedinje me anëtarët e tjerë të SPS, sepse ai nuk ishte në udhëheqjen e ngushtë të partisë ose midis miqve të familjes Millosheviç.

Daçiq ka treguar se më 6 tetor 2000, një pjesë e mirë e udhëheqjes së SPS u largua nga partia.

Ai theksoi se ai nuk e njihte mirë familjen Millosheviç, por se ai u përpoq t’i takonte ata dhe të ndihmonte në mbrojtjen e Millosheviçit, “sepse ai nuk është tradhtar”. /Telegrafi/