Ministri për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia nuk e ka uruar Maqedoninë për marrëveshjen për kontestin me emrin me Greqinë, sepse s’ka diçka për të uruar, përcjell Beta.
“Nuk kemi uruar sepse nuk ka se çka të urohet. Kemi mendime pozitive dhe mbështesim çdo marrëveshje me të cilën dakordohen punët në rrugë paqësore”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Daçiq, në konferencë shtypi me kolegun e tij nga Liberia, tha se marrëveshja në mes Athinës dhe Shkupit është çështje dypalëshe dhe se Serbia nuk ka nevojë të kyçet, sepse nuk është e thirrur.
Ai gjithashtu theksoi se të gjithë presin fundin e procesit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë. /Telegrafi/