Site icon Telegrafi

Daçiq: Nuk ka kohë më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, sërish ka folur për Kosovën dhe mënyrën që sipas tij mund të zgjidhet kjo çështje.

“Situata është aktualisht e tillë sa që kemi një mundësi të mirë që çështjen e Kosovës ta zgjedhim duke bërë kompromis”, ka shtuar shefi i diplomacisë së Serbisë, duke shtuar se nuk e di nëse ndonjëherë tjetër do të kenë mundësi më të mirë për këtë, duke aluduar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Daçiq është i bindur se Rusia ka ndryshuar pozicionet, e cila është bërë më e hareshme por që ka bashkëpunim më të ngushtë me Serbinë krahasuar me 20 vite e kaluara, duke besuar se edhe SHBA-të kanë ndryshuar politikën e saj të jashtme. /Telegrafi/

Exit mobile version