Site icon Telegrafi

Daçiq: Nuk duhet të prishen marrëdhëniet fqinjësore në mes Serbisë dhe Maqedonisë

Ministri i punëve të jashtme dhe zëvendëskryeministri i Serbisë ka dhënë deklaratë në lidhje me polemikate fundit me Shkupin zyrtarë në lidhje me Kosovën dhe njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë nga Serbia, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Disa ditë më herët Daçiq tha ”kemi qenë budallenj që e kemi pranuar Maqedoninë sipas emrit kushtetues dhe këtë ajo na ktheu me votën Për Kosovën në UNESCO.

Nga ana tjetër, mbrëmë Daçiq është përgjigjur edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë në lidhje me këtë çështje.

Lexo po ashtu MPJ: Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie miqësore shumë të afërta

”Kolegët nga MPJ e Maqedonisë shumë mirë e dinë se deri tani ne kemi rrezikuar shumë për Maqedoninë. Kemi rrezikuar marrëdhëniet edhe me Greqinë por edhe me shtetet tjera të botës në lidhje me Maqedoninë duke e pranuar emrin kushtetues dhe duke e mbrojtur para organeve botërore. Në këtë rast Maqedonia na ka kthyer shpinën dhe e ka votuar Kosovës për ta pranuar në UNESCO. Jam dakord që të mbahen mirë marrëdhëniet fqinjësore me ta por duke pasur parasysh interesat e përbashkëta.” ka thënë mbrëmë Daçiq./Telegrafi/

Lexo po ashtu Analistët: Gruevski po humb edhe aleatët serb (Video)
Exit mobile version