Site icon Telegrafi

Daçiq: Njohja e Kosovës është e papranueshme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur sërish se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Daçiq në një intervistë për “Euronews Serbia”, ka deklaruar se për të është e papranueshme njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare.

Ai tha se gjatë panelit në Konferencën e Mynihut, ka përsëritur se Serbia dëshiron paqen derisa ka shtuar se “mund të zhvillohen diskutimet, por se së pari duhet të formohet Asociacioni”

“Ne vlerësojmë se për të gjitha mund të flasim, por së pari duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe. Kjo është e padiskutueshme. E dyta, dihet se ne nuk mund të pranojmë atë për të cilën fliste presidenti – anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke iu referuar OKB-së, pasi jo të gjitha organizatat janë të njëjta”, ka thënë Daçiq.

Daçiq tha se Serbia do të jetë konstruktive në dialog. /Telegrafi/

Exit mobile version