Site icon Telegrafi

Daçiq: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë

Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se çështja e heqjes së preambulës së Kushtetutës së Serbisë, e cila e definon Kosovën si “pjesë të këtij vendi”, nuk ka qenë pjesë e asnjë rrethi të bisedimeve që është zhvilluar në Bruksel.

Daçiq, në një konferencë për media në Beograd, tha se Serbisë, gjatë bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do t’i bëhen kërkesa të caktuara që duhet t’i përmbushë për t’u bërë anëtare e bllokut.

“Ato (kërkesa) nuk i referohen preambulës. Ajo nuk ka qenë temë e asnjë dialogu në BE”, tha Daçiq.

Ai shtoi se Serbia duhet të mbajë kontaktet me të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sepse disa prej tyre kanë “presion të madh” për të ndryshuar qëndrimin.

Daçiq tha se javën e ardhshme do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i fundit tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Mësohet se në këtë raport, Ban ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm. /REL/

Exit mobile version