Ministri i jashtëm serb i është kundërpërgjigjur ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Është gënjeshtër shumë e madhe deklarata e Pacollit që Kosova ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në UNESCO. Këtë temë unë dhe presidenti Vuçiq e kemi ngritur në të gjitha takimet tona”, ka thënë Ivica Daçiq.
Reagimet e zyrtarëve nga Beogradi vijnë pas deklaratës së Pacollit në Interaktiv të KTV-së.