Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se mendon që Prishtina nuk është duke vepruar sipas planit.
Ai po ashtu ka vënë në dukje se është e rëndësishme për Serbinë që të ketë kontakte direket me presidentin e Amerikës, Donald Trump, shkruan B92.
“Është e qartë që liderët në Prishtinë nuk po shkojnë saktësisht sipas rrugës që vetë kanë planifikuar, ata mendojnë se kanë kryer punë, e që nuk kanë nevojë të mëtejme për të bërë kompromise. Është e mjaftueshme se ata do të shfaqen – kjo është, secili do të votojë për ta”, është shprehur Daçiq.
Ai ka thënë se imazhi i vjetër ka ndërruar, duke theksuar se Kosova nuk është më e preferuara e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe që Serbia nuk shihet më si e keqe, përcjell Klan Kosova.
Sipas tij, arsyeja qe siç shton Kosova është dorëzuar për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol nuk lidhet me ndonjë marrëveshje, por sepse nuk ka pasur shumicë.
Daçiq më tej ka thënë se ata nuk duhet humbur rastin që të vënë kontakte me Donald Trump.
“Serbia mund të shohë marrëdhënie me Amerikën vetëm nëse fokusohet në Trump dhe administratën e tij. Kur e them këtë, nënkuptoj Tyler dhe Pence, jo Departamentin e Shtetit”, ka thënë ndër të tjera ai.