Site icon Telegrafi

Daçiq: Kosova loboi më shumë për njohje

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është duke marrë pjesë në samitin e 17-të të Lëvizjes së të Painkuadruarve në Venezuelë, ka thënë se Kosova ka bërë më shumë për njohje.

“Kam shfrytëzuar këtë mundësi për të takuar shumë ministra. Në vitet e kaluara situata ka qenë ndryshe, ishte rasti kur Serbia nuk mund të ishte pjesëmarrëse, sepse përfaqësuesit e Kosovës kishin qenë më të fuqishëm në lobim tek vende si Guyana dhe vendet e tjera të Karaibeve”, citohet të ketë thënë Daçiq, transmeton Klan Kosova.

Organizata e Lëvizjes së të Painkuadruarve ka qenë shumë aktive gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ndërsa ish-Jugosllavia ka pasur një rol kyç.

Exit mobile version