Site icon Telegrafi

Daçiq: Korrigjimi i kufijve vetëm ide, shqiptarët nuk po e kuptojnë

epa05864392 The leader of the Socialist Party of Serbia Ivica Dacic (coalition partner of Serbian Progressive Party) speaks during a campaign rally of Serbian Progressive Party candidate for the Serbian presidency, Aleksandar Vucic in Nis, southern Serbia, 22 March 2017. Aleksandar Vucic held a pre-election rally in front of about 8,000 supporters in Nis. Presidential election is scheduled to take place on 02 April 2017. EPA/Djordje Savic

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se korrigjim i kufirit me Kosovën është vetëm një ide, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka paralajmëruar se në shtator do të diskutojnë për propozime konkrete, dhe për atë se çfarë do të thotë kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Nga shtatori do të duhej të diskutonin për çështje konkrete, që dikush e konsideron si kompromis. Idetë të cilat po qarkullojnë nuk do të pranohen nga ana jonë”, ka shtuar Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Shefi i diplomacisë serbe beson se shqiptarët nuk janë duke e kuptuar që situata ka ndryshuar, pasi që sipas tij ende mendojnë se gjithçka është si më parë dhe se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për rishikimin e kufirit me Kosovën, Daçiq ka thënë se në të ardhmen do të flasin më konkretisht.

“Me kompromis shqiptarët janë duke nënkuptuar marrjen e Preshevës dhe Bujanocit”, ka shtuar Daçiq. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version