Site icon Telegrafi

Daçiq: Kemi trysni nga BE-ja për ta përdorur shkurtesën IRJM

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se në Maqedoni sundon një mendim se Serbia punon kundër atij shteti, edhe pse kjo gjë është mohuar disa herë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, BE-ja i ka paralajmëruar për çështjen e termit Republika e Maqedonisë, dhe se kanë probleme me BE-në në bisedime për të përdorur shkurtesën IRJM.

Agjencia AIM citon Daçiqin të thotë se grekët janë tërbuar edhe BE-ja njëjtë, kurse Maqedonia voton për Kosovën në UNESCO. Daçiq thotë se duhet që miqësia të jetë e dyanshme./Telegrafi/

Exit mobile version