Site icon Telegrafi

Daçiq: Haradinaj është një kriminel lufte

Ramush Haradinaj do që ta paraqesë veten si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Këtë deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë,  kryediplomati serb e bëri në kohën kur Gjykata e Apelit në Colmar të Francës e shtyu për 2 mars vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të  ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Daçiq ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, duke thënë se krijimi i ushtrisë është kundër stabilitetit në rajon.

Para dy javësh kjo gjykatë kishte vendosur ta lirojë me kusht atë, derisa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim

Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga polica franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.

Exit mobile version