Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se ai garanton që numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të jetë më i vogël se 100.
“Ky proces nuk ka mbaruar dhe prandaj ka vende që vënë në dyshim vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës”, tha kryediplomati Daçiq, raporton “Tanjugu”.
Ai hodhi poshtë deklaratat e shefit të diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, se “kinse” Daçiq se ofroi armë në këmbim të tërheqjes së vendimit të për njohjen e pavarësisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Po, ne ofrojmë bomba atomike”, tha me ironi kreu i diplomacisë serbe.
“Nëse dikush pyet se pse një vend ka tërhequr njohjen, atëherë Serbia duhet të pyesë pse dikush e njohu Kosovën. Do të doja që Serbia të kishte një sasi të madhe armësh në dispozicion të saj, do të na shihnim ndryshe”, tha Daçiq, pas takimit të sotëm në Beograd, me ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe atë italian, Angelo Alfani. /Telegrafi/