Telegrafi

Daçiq: Dialogu me Prishtinën do të jetë në nivelin e presidentëve

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Jashtëm, ka deklaruar sot se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë.

“Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit i cili, të jem i sinqertë, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiq gazetarëve sot në Beograd, raporton agjencia Beta.

Më tutje Daçiq ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe se konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjedhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”. /REL/