Telegrafi

Daçiq: Deri në fund të vitit, katër ose pesë shtete do ta tërheqin njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk e ka ndërmend të ndalë fushatën e egër kundër Kosovës, në veçanti në ato vende që tashmë e kanë njohur pavarësinë.

Shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar sot siç raportojnë mediat në Serbi, se deri në fund të vitit “katër ose pesë” shtete do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq lidhur me deklaratat e të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për sanksionet që mund t’i vihen Serbisë në rast se tenton të blejë pajisje ushtarake nga Rusia, Daçiq ka thënë se “nuk jemi budalla që të mos e dimë se çfarë na lejohet”. /Telegrafi/