Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin e Kosovës dhe Serbisë do të eliminonte një herë e përgjithmonë konfliktet mes dy vendeve.
“Demarkacioni do të zgjidhte konfliktin shekullor mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë lideri i SPS, transmeton Klan Kosova.
“Ne duhet të bëjmë çka është e mundur, aq gjatë sa mundemi”.
“Nuk kemi shumë kohë”, ka thënë Daçiq për RTS.