Site icon Telegrafi

Daçiq: Burgu në Hagë po përgatitet për të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale

Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, edhe njëherë është marrë me Kosovën. Ai kësaj radhe ka deklaruar se burgu i Scheveningenit në Hagë, është duke u përgatitur për të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, i tëri kati i burgut të Scheveningenit është duke u bërë gati të pranojë të akuzuarit e parë, për siç pretendon ai krimet e kryera në Kosovë nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Duke mos dashur të përmend emra se kush mund të përfundojë në këtë burg, Daçiq ka thënë se është e rëndësishme që Gjykata Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së më në fund do të fillojë punën dhe se së shpejti pritet të ndodhin arrestimet e para.

“Dymbëdhjetë qeli të burgut të Scheveningenit janë zbrazur, që konfirmon se Gjykata do të fillojë punën e saj, dhe t’i sjell para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj serbëve në Kosovë”, ka shtuar Daçiq. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version