Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq e ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës [BeH], Denis Zvizdiq, se ndryshimi kufijve do të thoshte hapje Kutisë së Pandorës. Ai tha se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të diskutohet me fuqitë e mëdha.
Kryediplomati serb, siç raporton ‘B92″, ka thënë se Kutia e Pandorës është hapur me njohjen e Kosovës dhe se BeH askush nuk e pyet se si do të zgjidhet kjo çështje.
“Nuk na intereson neve çfarë mendojnë ata [BeH], kush i pyet ata se si do të zgjidhet çështja mes Beogradit dhe Prishtinës. Kush janë ata që të japin çfarëdo qëndrimi për këtë”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd, përcjell Telegrafi.
Ai tha se ata nuk kanë nevojë as të jenë prezent kur diskutohet për Kosovën dhe kujtoi se Beogradi nuk ka ndërhyrë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit.
Daçiç shtoi se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të diskutohet me fuqitë e mëdha.
“Ata që duan të jenë të mëdhenj le të presin. Mendoj se ata nuk janë aq të mëdhenj [BeH] që të pyeten për këtë gjë”, tha Dacic.
Ministri gjithashtu tha se Kutia e Pandorës ishte e hapur kur u njoh pavarësia e Kosovës dhe se për këtë Beogradi ka folur.
“Kjo nuk është rasti i vetëm në botë, ku tash dikush flet për Kutinë e Pandorës. Të gjithë po thonë se Kosova është një precedent, rast ‘sui generis’ dhe nuk zbatohet diku tjetër. Nëse është kështu, pse atëherë nuk mund që ai generis të zgjidh disa çështje, të nuk do të ishin shembull për disa të tjerë?”, pyeti Daçiq.
Daçiqi shtoi se Zvizdiq është Kryesues i Këshillit të Ministrave me mandat teknik, dhe se “është më e logjikshme që ky vend të përfaqësohet nga Presidenca e BeH”, dhe gjiothashtu vuri në dukje se, “nga deklarata e tij mund të konkludohet se BeH nuk është për njohjen e Kosovës, por dihet se Bakir Izetbegoviq [anëtari boshnjak i Kryesisë së Bosnjës] është për njohje”./Telegrafi/