Telegrafi

Daçiq: Asgjë nuk kemi nënshkruar me Kosovën, nuk e di se për çfarë po flet Grenelli

“Zyrtarët amerikanë vazhdimisht përdorin Twitterin për të shprehur disa nga pikëpamjet e tyre”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes “Vuçiqit dhe Hotit”, por se kishte tekste të veçanta të nënshkruara nga “pala jonë dhe pala e tyre”, shkruan vijesti.

Në Kragujevac, ai u përgjigj në pyetjen e një gazetari nëse është e vërtetë ajo që pretendon presidenti serb, Alesandar Vuçiq, se është nënshkruar marrëveshja bilaterale e Serbisë me Amerikën, apo çfarë pretendon i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për negociata midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, se ekziston një marrëveshje dypalëshe me Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Epo, unë nuk e di vërtet se çfarë tha Grenell, sepse, ju e dini, zyrtarët amerikanë vazhdimisht përdorin Twitter për të shprehur disa nga pikëpamjet e tyre. Ajo që e di me siguri është se nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga Vuçiq dhe (Kryeministri i Kosovës, Avdulah) Hoti”, tha lideri i SPS-it.

Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Ai tha se ekziston një tekst i veçantë i nënshkruar nga “pala jona dhe pala e tyre. Asnjë dokument nuk është nënshkruar me Kosovën”, tha Daçiq.

Ai deklaroi se pret vazhdimin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe se nuk duhet të jetë në kundërshtim ose të ketë ndonjë lidhje me atë që po ndodhte në Uashington.

Lexo po ashtu Grenell: Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar asgjë me SHBA-të

Daçiç gjithashtu u përgjigj në pyetjen nëse me Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), i cili nuk u përmend në Uashington, do të merret Bashkimi Evropian dhe Brukseli.

Ai tha se nuk ishte pjesë e bisedimeve në Uashington, sepse ajo është një marrëveshje ekonomike dhe deklaroi se AKS-ja mbetet “një detyrim që duhet të përmbushet”. /Telegrafi/