Telegrafi

Dacici provokon sërish: Amerika nuk i pyet veteranët e al-Qaedas për monument, as ne nuk negociojmë me terroristët!

"Unë nuk besoj se veteranët e al-Qaedas pyeten në Shtetet e Bashkuara apo ata që kanë bërë akte terroriste në Londër e Madrid, nëse duan të vendosin monument”, ka thënë Dacic. “Fakti se Serbia dëshiron të negociojë, dikush këtë e sheh si dobësi tonën”.

"I keni dëgjuar deklaratat e tyre, se ata do të vazhdojnë të luftojnë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Cili komuniteti ndërkombëtar? Mbase unë e njoh bashkësinë ndërkombëtare dhe negocioj me ta", ka shtuar ai.

“Në Serbi do të respektohen ligjet. Thaçi mund të vë doganierët në pikëkalimet administrative e pastaj thonë se duhet të respektohen ligjet e Kosovës, e kur duhet të respektohen ligjet e Serbisë, hajt të bisedojmë. Nuk ka negociata me terroristët", tha Dacici dhe shtoi: “Me ata që lëvdojnë terrorizmin nuk mund të negociohet. Mund të negociohet me ata që duan të jenë pjesë e sistemit tonë politik dhe kushtetues. Nëse ne nuk kemi tregojnë tolerancë të mjaftueshme, atëherë unë nuk e di se kush”. /Telegrafi/