Telegrafi

Dacic: Nuk është folur për Kosovën në OKB

“Absolutisht askush asnjëherë as publikisht, e as në takimet jozyrtare, e as në takimet në Bruksel nuk e ka hapur këtë çështje”, ka thënë Dacic.

Ai ka thënë se ekzistojnë presione, dhe këto janë evidente dhe se për këtë tashmë kanë folur publikisht edhe në BE, që mos të pengohet anëtarësimi i Kosovës në disa organizata ndërkombëtare.

“Për ne kjo çështje është absolutisht e papranueshme pa zgjidhjen e tërësishme të problemit të Kosovës”, ka thënë Dacic, transmeton ORAinfo./Telegrafi/