Telegrafi

Dacic midis OKB-së: Kjo këngë e Era Istrefit nuk më ka pëlqyer (Video)

Ivica Dacic, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka përmendur gjendjen e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Diplomati serb ka thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.

Era Istrefi kishte ngjallur shumë reagime në Serbi pas publikimit të videoklipit të “E dehun”, i cili ishte xhiruar në këtë Kishë Ortodokse.

Kujtojmë se Kisha Ortodokse serbe ishte ndërtuar gjatë represionit serb në Kosovë, përkatësisht pa plan urbanistik dhe disa ditë më parë ishin bërë gërmime për një varrezë masive. /Telegrafi/