Telegrafi

Dacic kërkon rrënimin e përmendores në Preshevë

"Disa thonë se nuk guxojë që ta rrënojë përmendoren e ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vet, ose do të rrënohet, sepse në çdo pjesë të territorit të Serbisë, Qeveria serbe ka pushtetin ekzekutiv”, ka thënë Dacic, transmeton B92, citon Koha.net

Siç dihet, në fund të nëntorit në qendër të Preshevës është zbuluar përmendorja

Kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së. Në përmendore shkruan se atë e ngritën veteranët e UÇPMB-së, ndërsa në te janë të skalitur emrat e 27 luftëtarëve të rënë në luftën kundër forcave ish-jugosllave në Luginën e Preshevës. /Telegrafi/