Dacia ka prezantuar artikullin e saj “Sleep Pack” që mund të shërbejë si aksesor për të transformuar makinën familjare Jogger me tre rreshta në një mjet kampingu të lëvizshëm.
“Sleep Pack” është artikulli i parë i prezantuar nga Dacia në kuadër të gamës së saj të aksesorëve InNature të sapokrijuar, transmeton Telegrafi.
Ky artikull kthen makinën familjare në një mjet kampingu të vogël duke e transformuar pjesën e pasagjerëve në dhomë gjumi në pak minuta.
Përfshirë dyshekun, paketa peshon më pak se 50 kilogramë dhe mund të instalohet pasi të keni hequr sediljet mbrapa dhe të palosni rreshtin e dytë.
Ju merrni më shumë se thjesht një krevat dopio pasi “Sleep Pack” vjen i shoqëruar me një kuti druri që ofron 220 litra hapësirë ruajtëse të aksesueshme në çdo kohë. /Telegrafi/