Telegrafi

Dacia ndërpret prodhimin e veturave

Dacia tha se do të ndërprejë prodhimin nga 20 nëntori deri më 7 dhjetor për shkak të krizës financiare e cila ka bërë që të bie për 30 për qind shitja e veturave në tetor, krahasuar me një vit më parë.

Prodhuesi francez i veturave Renault ka investuar 1.29 miliardë dollarë në Dacia, që kur e bleu atë në vitin 1998.

Wolkswageni- pronar i prodhuesit të makinave çeke Skoda, javën e kaluar njoftoi se do të ulë prodhimin në nëntor dhe dhjetor për 18 mijë vetura, reduktim ky i dytë, pas uljes së prodhimit për 13 mijë vetura në muajin shtator.

Skoda, fillimisht kishte planifikuar, që këtë vit të prodhonte 759 mijë makina./REL/