Ndonëse nuk ka kaluar as një muaj i plotë prej kur Auto Mita ka prezantuar në tregun vendor Dacia Logan i Ri, karakteristikat e kësaj veture kanë bërë që shitjet të shkojnë flakë!
Dacia Logan i Ri është vetura që vjen me pajisje inovative, performancë të përmirësuar dhe, mbi të gjitha, çmim tejet të volitshëm prej vetëm 123 eurove në muaj.
Kjo veturë posedon hapësirë të jashtëzakonshme në bagazh, drita ditore LED, ekran multimedia 8 inç, radar për frenim emergjent, etj.
Logan i Ri po ashtu ka shpenzime tejet të ulëta, gjë e cila e bën këtë veturë ideale për vozitje në qytet apo udhë të largëta.