Të gjithë e njohim si veturën që flet shqip pasi qe u be vetura e pare qe kishe menu-te ne gjuhen me te bukur ne bote. . Por, Dacia Duster nga tani e tutje do të njihet si veturë që then rekorde.
Pikërisht vetura me karakteristikën më të veçantë për shqiptarët, Duster i ri i cili flet shqip, është pëlqyer tej mase nga ngasësit shqiptarë të veturave.
Kështu brenda gjashtë muajve Dacia Duster i ri arriti numër rekord të 100 njësive të shitura.
Ndodhi kjo brenda një periudhe të shkurtër gjashtë mujore, që prej se filloi të pasurohej komunikacioni rrugor në Kosovë me ‘crossoverin’ e ri nga brendi Dacia.
Kujtojmë se Duster i ri është vlerësuar kohë më parë nga emisioni më i njohur i veturave në botë si vetura e cila ofron më shumë se sa çmimi duke e vlerësuar me notë 9 nga 10.
Se Dacia Duster i ri i ka të gjitha, e vërtetojnë specifikat e jashtëzakonshme që vijnë me arsyeshmëri të madhe ekonomike.
Duster i ri nga Dacia vlerësohet lartë për sigurinë e vet, me mundësi drejtimi 4×4, ndërsa është mjaft ekonomik me motorin që vjen në dy versione, benzin dhe diesel.
Kjo veturë ideale për familjen ka një dizajn të fuqishëm që reflekton familjaritet, si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga fakti që u përshtatet pikërisht nevojave të familjes.
Me funksione moderne siç jane çelësi inteligjent, drita dhe ditare LED, klima automatike, 4x kamerat për parking e shumë te tjera si dhe me mundësi për të “folur shqip” – Dacia Duster i ri pritet të vazhdojë të shitet në masë të madhe në tregun shqiptar.
Më shumë detaje rreth Dusterit të ri që ka thyer rekord të shitjeve mund të gjeni në shoëroomin e distributorit të autorizuar të Renault dhe Dacia, Auto Mita. /Telegrafi/