Kryetari i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka thënë se opozita do ta paguajë në zgjedhje çmimin për qëndrimet e saj lidhur me çështjet aktuale politike.
Daci në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nënshkrimet e deputetëve të PSD-së nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht mbështetje për rrëzimin e Qeverisë.
“Është vendimtare [nga deputetët e PSD-së] çfarë butoni shtypin në Kuvendin e Kosovës. Jam i bindur se një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, sepse kanë frikë që nuk do të jenë më deputetë. Benificionet e të qenit përfaqësues i popullit nuk janë të vogla”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Akademiku ka thënë se ka besim që Shpend Ahmeti do të bënte një “marri” për të rrëzuar Qeverinë.
“Nuk ma merr mendja që Shpend Ahmeti me intelektualizmin e tij që ka treguar do të bënte një marri të tillë [rrëzimin e Qeverisë]. Çdo kërkesë që e ka pasur Komuna e Prishtinës, Haradinaj e ka përkrahur. Ka te ne shqiptarët ende ndjenja njerëzore. Qeverinë mund ta rrëzojë vetëm koalicioni qeverisës, të tjerët jo”, tha ish zyrtari i lartë i LDK-së.
Daci thotë se opozita më tepër po bën lojëra, në mënyrë që të fitojnë pikë për zgjedhjet e ardhshme kur do të mbahen, se sa për zgjedhje të shpejta./Telegrafi/