Akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit te Kosovës, thotë se ky lidership politik shqiptar nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.
Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.
Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e din në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.
Daci këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bhRLQzJ48Sw