Telegrafi

Daci optimist se do të hyjë në qeverinë e re

Nexhat Daci kishte deklaruar edhe më herët se është në biseda me partinë e Haradinajt për një koalicion të mundshëm.

I pyetur nga gazeta “Express”, Daci tha sot se një gjë është e sigurt: që në të ardhmen do të jenë tri parti në institucione, duke aluduar në partinë e tij dhe AAK-në, mirëpo duke hezituar ta përmendë edhe të tretën.

“Pak a shumë veç dihet kush është e treta…”, u përgjigj Daci.

I pyetur nëse behet fjalë për PDK-në e Hashim Thaçit, ai tha: “Këtë do ta shohim në të ardhmen”. /Telegrafi/