Site icon Telegrafi

Daci: Mustafa shpenzoi tre vjet me Demarkacionin e Asociacionin

Akademiku Nexhat Daci është shprehur se kryeministri aktual Isa Mustafa është marrë shumë me Demarkacionin dhe Asociacionin.

“Tepër gjatë për një mandat është marrë dhe krejt vëmendja ka qenë e fokusuar në Demarkacion dhe Asociacion”.

“Këtu është gabimi kryesor i të tre institucioneve po i Qeverisë nën 1 që nuk e ka përmbyllur atë. Nuk mund ta dhunosh deputetin të votojë pro ose kundër”.

“3 vjet janë kohë tepër e gjatë për dy fenomene që nuk  e meritojnë, e votojnë ose se votojnë Demarkacionin nuk është faji i Qeverisë”.

“Asociacionin nuk mund ta krijojë Serbia në Kosovë dhe çdokush që lejon një gjë të tillë nuk duhet të jetë në institucione”.

Daci si i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se kryeministri Mustafa ka bërë edhe punë të mira, derisa ka pasur lëvdata për disa ministra.

“Kryeministri me Ligjin për Trepçën ka bërë një veprim shumë të mirë, edhe pse me vonesë”.

“Kjo Qeveri, ministrat e Ekonomisë dhe të Zhvillimit janë njerëz me kompetencë profesionale dhe gjynah që nuk janë marrë më tepër me ata sepse për 3 vjet qeverisje nuk ka ndodhur as rritja minimale e pagave”.

Exit mobile version