Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në emisionin “Debat – D”, të RTV Dukagjinit, ka theksuar se nënshkrimi i demarkacionit në Vjenë, është gabim historik.
Ai ka thënë se nënshkrimi i demarkimit – pa lejen e Parlamentit – nuk i lejohet as Skënderbeut.
Daci ka lënë të nënkuptohet se lidhur me çështje të tilla, ambasadori amerikan Greg Delawie po përzihet si shumë në punët e Kosovës
Ish-kryetari i Kuvendit tha se ndonjëherë ka njeri të dinjitetshëm që është fukara po që nuk mund ta blesh, e sipas tij, tash është rasti ku duhet me u tregu kjo.
“…Mendoj se po e tepron, sikur që krejt të tjerët këtu janë fëmijë, nuk din me mendu për të mbarën. Nuk ka shqiptar që e harron kontributin amerikan për çlirimin e Kosovës dhe që nuk është mirënjohës tërë jetën. Por kjo nuk do të thotë që një ambasadori, edhe atij që e përmende emrin edhe këtij, kushdo qoftë në çështjet që janë të karakterit të shpirtit, kombëtar, nuk ka falje të kërkujt. Ma mirë ndonjëherë me qenë fukara i ndershëm, se me qenë hajn”, u shpreh Daci. /Telegrafi/