Site icon Telegrafi

Daci i beson Qeverisë Haradinaj, kritikon LDK-në (Video)

Akademiku Nexhat Daci ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Partinë, në të cilën dikur bënte pjesë edhe vet, Daci e ka sugjeruar që të mos bëjë gafe, por të punojë  më shumë me elektoratin e vet.

Sipas Dacit, LDK është në panik.

E ngritje të LDK-së, Daci sheh tek mbështetja që i ka dhënë familja Rugova, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Daci beson në punën që mund të bëjnë Haradinaj, Limaj e Pacolli. Por ka një porosi sa i përket çështjes së Demarkacionit.

Pavarësisht përkrahjes që i jep qeverisjes Haradinaj, Daci thotë se nuk ka pranuar të bëhet pjesë e ndonjë partie politike, por sipas tij, të ndihmojë ecjen përpara të shtetit nga niveli akademik i tij.

Exit mobile version