Site icon Telegrafi

Dabiqaj flet për herë të parë si lojtar i Dritës

Albert Dabiqaj është deklaruar për herë të parë si lojtar i Dritës.

Lojtari u largua nga Gjilani, për të kaluar te rivali i tyre i qytetit – në një transferim befasues.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar Dritës, ndërsa ka falënderuar kryesinë për besimin e dhënë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Albert Dabiqaj, lojtar i Dritës

“Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani”, ka thënë ai për faqen e klubit.

“Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje, por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë”.

“Këtu gjeta një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijoj çdo moment me klubin”.

“I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithçka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët”, ka potencuar Dabiqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version