Një prej reperëve të parë të skenës, Da Ghost, dhe bashkëshortja e tij, modelja e njohur, Saranda Shala, janë bërë prindër.
Da Ghost dhe Saranda ka kohë që kanë shijuar jetën e tyre si të martuar.
Madje, ata vijnë nga një lidhje afatgjatë, romancë që tash është bekuar nga një fëmi, i pari për ta i gjinisë mashkullore, transmeton Telegrafi.
Çifti ende nuk ka vendosur për emrin, teksa merret vesh se nëna është në gjendje të mirë shëndetësore, konfirmon Prive.
Da Ghost dhe Saranda Shala, të cilët njihen për aktivitetin e tyre në shoubiz, ai si reper dhe ajo si një prej modeleve më të suksesshme të të gjitha kohëve, tash po shijojnë jetën e tyre private larg syrit të medias. /Telegrafi/