Telegrafi

D-Link në re

Modelet e kamerave të rrjetës nga D-Link, sikurse që është Wireless N Home Network Camera me shënimin DCS-930L, DCS-932L dhe DCS-942L në mënyrë automatike mund ti bashkëngjiten mydlink Cloudit. Përparësia më e madhe e lidhjes në re është mundësia e lidhjes në pajisje pa marrë parasysh lokacionin dhe pa pasur nevojë për konfigurimin e komplikuar.

Përveç kamerave të rrjetës përditësimin për përkrahjen e lidhjes në re e kanë marrë edhe ruterët dhe pajisjet tjera për incizimin në rrjetë. Kështu Cloud Router DIR-605L i D-Linkut duke iu falënderuar teknologjive të bazuara në re ua mundëson shfrytëzuesve mbikëqyrjen dhe menaxhimin e rrjetës nga lokacioni i largët me ndihmën e pajisjeve mobile. Pajisja Network Video Recorder DRN-322L mundëson realizimin automatik të qasjes së shpejtë dhe të thjeshtë në fajlla dhe në përmbajtjet multimediale, me ndihmën e menaxhimit të përmirësuar nga largësia. /Telegrafi/