Modeli i parë i kompanisë amerikane Czinger, hipervetura radikale 21C, u bë mbajtësi i ri i rekordeve në pistën e Kalifornisë – Laguna Seca.
Czinger 21C është një hiperibrid që zhvillon 1.250 kuaj/fuqi dhe kaloi rrugën 3.6 kilometra me një kohë 1: 25.44. Ai kështu theu rekordin e mëparshëm për makina prodhimi të vendosur nga McLaren Senna në vitin 2019 me një kohë 1:27.62. Kushtet ishin ideale, makina përdorte goma Michelin Pilot Sport Cup2R të ligjshme për rrugën, dhe pas timonit ishte vrapuesi profesionist Joel Millar. Laguna Seca është vetëm një pistë nga disa sosh që Czinger 21C synon t’i “sulmojë”.
Ky model është i kufizuar në vetëm 80 kopje dhe konsiderohet një rival i Aston Martin Balkyrie. Mundësohet nga një motor V8 2.88 litra, fuqia e të cilit transmetohet në rrotat e pasme. Ekzistojnë gjithashtu dy motorë elektrikë që fuqizojnë rrotat e përparme, kështu që fuqia totale është 1,250 kuaj/fuqi. Versioni rrugor i makinës peshon 1,250 kg, dhe në konfigurimin për pistën pesha është 1,218 kg.
Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 1.9 sekonda, duke arritur 300 në 15 sekonda dhe një maksimum prej 415 km/h në 29 sekonda.
Fuqia transmetohet përmes një transmetimi sekuencial me shtatë shpejtësi me tufë hidraulike.
Shasia është bërë nga lidhjet dhe fibrat e karbonit, dhe aerodinamika është në një nivel të lartë. Vendet janë ngritur si në një aeroplan luftarak, dhe ka vetëm një më shumë pas sediljes së shoferit.
Czinger pretendon se 21C do të bëhet një nga makinat më të përparuara me performancë të lartë të shekullit XXI-të. /Telegrafi/