Site icon Telegrafi

Czaputowicz: Polonia e zhgënjyer nga shtyrja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz dekaroi se Polonia ishte e zhgënjyer nga shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë me gazetën polake ”Dziennik Gazeta Prawna” ai theksoi se vonesat për integrimin mund të ndryshonin qëndrimin pro-evropian të këtyre vendeve.

I pyetur nëse vonesa do të ndikonte në takimet dhe bisedimet në samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, Czaputowicz theksoi se “ajo që po ndodh në BE dhe Procesi i Berlinit janë dy çështje të ndryshme”.

“Polonia është në një grup shtetesh që janë për fillimin e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për ato vende fakti që BE i mbështet dhe i pret në gjirin e saj. Kjo do të forconte procesin e reformave dhe do të konfirmonte sensin e kësaj politike”, deklaroi Czaputowicz.

Ministri Czaputowicz kujtoi se “gjatë viteve ’90 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk u bashkuan me BE-në për shkak të konflikteve të mëvonshme” dhe se “ato janë në Europë dhe kanë të drejtat e tyre”.

Exit mobile version