Kampionati holandez vazhdon të jetë njëri nga më atraktivit në Evropë, ku nuk mungon spektakli në asnjë ndeshje.
E këtë fundjavë është shënuar goli i vitit në Eredivisie dhe ndoshta edhe në gjithë botën.
Sulmuesi i talentuar holandez i Groningen, Cyril Ngonge është përkujdesur për ta shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj AZ Alkmaar.
21-vjeçari ka shënuar gol në stilin ‘Scorpion’, gol që është bërë viral në rrjetet sociale.
😍 Scorpion kick!! @fifacom, are you watching!? 🏆🦂 @cyrilngonge27 pic.twitter.com/JAgeY3QLQn
— ESPN NL (@ESPNnl) October 24, 2021
Mediat holandeze e kanë cilësuar si golin më të mirë të sezonit deri më tani në Eredivisie, derisa është edhe kandidati kryesor për çmimin ‘Puskas’ si më i miri i vitit.
Kujtojmë që në vitin 2017, goli nga Olivier Giroud në stilin e njëjtë ‘Scorpion’ kishte fituar çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=r-h5Drn2pvU&ab_channel=FuturDiables