Kjo ide e pazakontë i ka rrënjët në qytetet gjermane të Essenit dhe Kolnit, ndërsa e ka propozuar Daniel Leupi, komandant i policisë në Cyrih, si njërën prej mënyrave që prostitutave t’u mundësohet puna në një mënyrë më diskrete, pasi shumë qytetarë ishin ankuar se ato u pengojnë, shkruan metro.co.uk.
“Ato punojnë gjatë tërë ditës dhe ne nuk mund t’i shohim më”, tha një qytetar.
“Nuk mund ta zgjidhim problemin e prostitucionit, por mund të mësojmë se si ta kontrollojmë atë”, tha Reto Casanova, zëdhënës i policisë. /Telegrafi/